Search site


V.I.P

Rihanna ka rrëmbyer këngën e Black Eyed Peas

Rihanna ka kaluar tri orë duke e lutur will.i.am që t’ia japë një këngë të cilën e kishte shkruar për grupin e tij, “Black Eyed Peas”.

Rihanna, Foto: Getty Images

Këngëtarja e hitit “Russian Roulette” ka arritur ta bindë këngëtarin dhe producentin që ta lejojë që ta shfrytëzojë këngën “Photographs” në albumin e saj të ri “Rated R”.

“Shkuam në shtëpinë e tij ku ai ka një studio dhe filluam të dëgjonim muzikën e tyre, përfshirë edhe këngën 'Photographs'... Ajo ishte për Black Eyed Peas”, ka treguar këngëtarja, e cila ka shtuar se i kishte pëlqyer aq shumë kënga saqë nuk ishte larguar pa e bindur që t’ia jepte.

Rezi e Afërdita si Britney e Madonna

Vikendin që shkoi, modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj ishte në Tiranë, ku konkurroi me këngën e saj të re, ndërsa vizitat e saj në kryeqytetin shqiptar janë edhe një mundësi për të takuar miq dhe për të kaluar kohë me ta.Ngjashëm ka ndodhur edhe këtë herë. Afërdita është takuar me këngëtaren Rezarta Shkurta, dhe kjo vërehet edhe në fotografinë e publikuar nga BalkanWeb.

Mirëpo, ajo që bën përshtypje në këtë fotografi, janë puthjet në distancë që ato i japin njëra-tjetrës... Janë duke u ngacmuar, apo në këtë mënyrë provokojnë të tjerët përreth tyre...?! Apo ndoshta imitojnë performancën e Britney Spears dhe Madonnas, të disa viteve më parë?

Rezarta: Bukuria nuk është gjithçka

Këngëtarja 23-vjeçare nga Durrësi, Rezarta Shkurta, ka arritur të zë vend ndër personalitetet VIP shqiptare me sharmin dhe talentin e saj në muzikë.

Rezarta Shkurta

Fillimet e saj ne boten e artit janë te hershme. Në moshën 12 vjeçare dy pasionet e saj ishin piktura dhe baleti modern. Pasi mbaroi studimet në Liceun Artistik të Durrësit për pikturë klasike, në vitin 2004 ajo hapi ekspozitën e parë të saj në qytetin e lindjes.

Në vitin 2005 ajo mori pjesë në Miss Albania ku u shpall shoqëruesja e dytë e Missit. Pothuajse të njëjtin sukses pati edhe në Miss Model of the World. Por bukuria për të është e rëndësishme deri diku.

Pasioni i fundit i Rrezartës është kënga. Ajo u bë e njohur me këngën “Të dielave”, me ç’rast fansat e krahasonin me Britney Spears. Më pas ajo konkurroi nëpër festivale të rëndësishme për të ndjekur karrierën e saj.

“Edhe ne momentet kur nuk ishte personazh publik ajo ka pasur adhurues”, shprehet një shoqe e saj, Vita.

Kur përfshihesh në botën e artit, me interesa kaq komplekse të duhen disa mekanizma që të “mbijetosh”. Por Vita thotë se Rezartës i mungojnë këto gjëra. “Nuk është egoiste dhe është më e mirë seç duhet me njerëzit”, shton ajo.

E lakuar për shkak të lidhjes së saj sentimentale, politikisht të angazhuar, Rezarta e quan veten me fat që ka në krahë Ermalin. E prirë për të shfaqur në jetë dashurinë , ajo reflekton në tërësi se po shijon martesën dhe rininë në të njëjtën kohë… është nga ato ikona që thotë se “jeta ia ka falur te gjitha”.

Jessica ndjehet krenare për Ashleen

Jessica Simpson është përplot krenari pasi e ka ndjekur motrën e saj Ashlee Simpson-Wentz gjatë debutimit në Broadway, me mjuziklin 'Chicago'.

Jessica Simpson, Foto: AP

Pas përjashtimit nga seriali “Melrose Place”, këngëtarja e shndërruar në aktore- Ashlee siguroi rolin e Roxie Hart në skenën e New Yorkut (rol të cilin e ka luajtur në teatrin e Londrës, West End, në vitin 2006).

Brenda publikut që përcolli shfaqjen të hënën, ishte edhe motra e saj Jessica, e cila ka shkruar në faqen e saj në Twitter.com se ka qenë motra “më krenare në botë” gjatë kohës kur po përcillte shfaqjen.

Anjeza: Nuk dua ta zhgënjej publikun

Pas katër vitesh, këngëtarja Anjeza Shahini prezantohet në Festivalin e Këngës në RTSH me këngën e kompozitorit Sokol Marsi, 'Pasqyrë e vetvetes'.

Anjeza Shahini

Hera e fundit që Anjeza ka marrë pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH ka qenë në vitin 2005, me një bashkëpunim me kompozitorin Harold Hanich në këngën 'Pse ndal', ndërsa në vitin 2004 ajo është paraqitur në Eurosong me këngën 'Imazhi yt'.

Pyetjes se përse ka munguar për katër vite, ajo i përgjigjet: 'I jap shumë rëndësi festivalit, publikut që më mbështet dhe para tij dua të jem e bindur për atë që sjell. Koha që nuk kam marrë pjesë më ka shërbyer për të qenë më pranë publikut me këngë të reja, album, apo videoklipe'.

Bindjen për të qenë në skenë këtë vit, ia ka dhënë krijimi i kompozitorit Sokol Marsi, një këngë që i përshtatet vokalit, ndjesive dhe i ngjall emocione, tepër të çmuara për të.

Aroma e 50 Cent ngre vetëbesimin

50 Cent thotë se djelmoshat të cilët mbajnë aromën e tij të re ‘Power by 50 Cent’, do të kenë një ngritje të menjëhershme të vetëbesimit.

50 Cent (Foto: Vibesource)

Reperi është duke lansuar aromën e tij të re për meshkuj, ‘Power by 50 Cent’ dhe thotë se meshkujt duhet ta mbajnë këtë aromë pasi kjo do t’i bëjë ata të ndjehen më të fuqishëm.

“A e keni fjalën për parfumin tim të ri ‘Power by 50 Cent’? Ai ndihmon të keni ngitje vetëbesimin tuaj. Është e rëndësishme të dukeni mirë dhe edhe më e rëndësishme të keni erë të mirë. Çfarë të mire sjellin veshjet kur keni aromë të keqe?”, ka thënë 50.

Edhe pse ai do të mbajë aromën e tij, reperi thotë se ai nuk ka nevojë për të ngritur vetëbesimin, pasi është një superyll.